
Nga katër komunat veriore me situatë të tensionuar, ajo e Mitrovicës së Veriut po vazhdon të ketë situatën paksa më të qetë sesa të tjerat.
Gazetarja e Kanal10, Arbenita Ilazi ka thënë se moti me shi siç duket ka ndikuar edhe tek protestuesit pasi që atje nuk po shihen lëvizje të njerëzve dhe situate po vazhdon të jetë e mirë.
“Ne derisa po qëndrojmë këtu po shohim njësitë policore të Kosovës dhe situate vazhdon të jetë e qetë. Ndoshta për shkak të motit me shi, situate është e qetë dhe nuk ka lëvizje të njerëzve. Njësoj është edhe në Leposaviq. Ndryshe Lista Serbe ka paralajmëruar se në rast nuk lirohen të arrestuarit e djeshëm, situate do të përkeqësohet.”, raportoi ajo.
Tutje ajo tha se mediat vazhdimisht kanë qenë të sulmuara nga serbët./Gazeta10