
Ish koloneli i FSK-së në emisionin “Raport me Naim Sadikun” ka thënë për vizitën e shefit të CIA-së se ai erdhi ta parandalojë luftën të cilën po tenton ta dhezë Rusia.
Ai tha se kjo vizitë e shefit të CIA-së shkon në favor të SHBA-së, pasi ata dëshirojnë paqe në Ballkan, raporton Gazeta10.
“Rusia ka një interes për me dhezë luftë në Ballkan përmes Serbisë, ndërsa shefi i CIA-së ka ardhur në Kosovë për ta parandaluar një luftë, dhe të gjitha vendimet e mëhershme dhe politikat e SHBA-së për preventimin e luftërave në Ballkan shkojnë në favor të kësaj vizite që ndodhi këto ditë në Sarajë Beograd dhe Prishtinë, unë mendojë se ky është një moment i rëndësishëm për regjionin”, tha ai në Kanal10./Gazeta10