Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Geci i bënë be në Zot Kurtit: Mos na prishë me Christopher Hillin 

Gazeta10
24 August 2022 - 18:27

Gani Geci – ish deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i është drejtuar Kryeministrit, Albin Kurti, me një lutje publike për raportet mes Kosovës dhe Ambasadorit Amerikan në Beograd, Christopher Hill. 

Geci nëpërmjet një statusi në Facebook, ka thënë se Ambasadori Hill ka peshë të madhe diplomatike, teksa ka kujtuar edhe rolin e tij gjatë vitit 1999. 

Pash Zotin mos na i prish raportet me Kristofer Hillin kishe po i përgjigjem Hillit ,mos folë pa pasur nevojë të paktën para Amerikanëve mos e luaj rolin e të fortit se s’ka te fort në botë për Amerikan. Moti kanë qenë edhe do para teje nëpër botë që i thoshin vetit të fortë por moti janë harru tani.”, ka shkruar fillimisht ai. 

Më tej, sipas tij nuk mjafton të jesh vetëm i drejtë, por edhe duhet të jesh i fortë. 

Kjo lutje e Gecit vjen pas kundërpërgjigjes së Kryeministrit Kurti ndaj Ambasadorit Hill, i cili deklaroi se Kosova s’kishte qenë e përgatitur në takimin e fundit në Bruksel./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.