Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Gërvalla ia kujton Selakoviq krimet në Kosovë dhe Bosnjë pasi ai foli për Vuçiqin

Gazeta10
18 October 2022 - 22:24

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB’së, ku po diskutohet raporti i UNMIK , shefi i diplomacisë serbe Nikola Selakoviq ka  përmendur presidentin serb Aleksandar Vuçiq duke e cituar fjalinë e tij që e tha pas zhvillimeve në pjesën veriore të Kosvës “më mirë 100 vjet negociata se 1 ditë luftë”, raporton Gazeta10.

Por, kur ka marrë fjalën kryediplomatja e Kosovës Donika Gërvalla- Shwarz, ka rikujtuar se Vuçiq ka qenë ministër i propagandës në kohën e Slobodan Millosheviq.

Gërvalla tha se një homolog i saj, pa i përmendur emrin, është habitur që Vuçiq ka pasur këtë funksion dhe nuk ka kërkuar falje për krimet në Kosovë./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.