Gazeta10

Gërvalla: Kemi dallime me Osmanin, nuk është nevoja të pajtohemi 100 për qind

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, thotë se raportet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani janë të mira, pavarësisht mos koordinimit rreth letrës dërguar në Këshill të Evropës.

Sipas saj, mund të ketë dallime me presidenten Osmani, pasi siç konsideron nuk ka nevojë që gjithmonë krerët e shtetit të pajtohen 100 për qind për të gjitha temat. Megjithatë ajo thekson se të gjitha dallimet janë të tejkalueshme dhe se një gjë e tillë është normale për një vend demokratik.

Gërvalla në një intervistë për KosovaPress thotë se mos koordinimi me Osmanin për letrën e dërguar në Këshill të Evropës, pak kohë para mbledhjes së Komitetit të Ministrave, është bërë për shkaqe objektive dhe brenda një periudhe shumë të shkurtër, në mënyrë që të shfrytëzohet mundësia e fundit për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Sipas saj, për dërgimin e letrës ka pasur koordinim edhe me partnerët ndërkombëtar të Kosovës.

“Ne raportet me presidenten e Republikës gjithnjë i kemi pasur të mira dhe nuk kam asnjë arsyeje të mendoj që ka një ndryshim në raportet tona. Unë jam e mendimit që nuk kemi nevojë gjithmonë të gjithë të pajtohemi 100 për qind për të gjitha temat. Natyrisht se si persona që bartim përgjegjësitë tona në fusha të ndryshme, për procese të ndryshme, nganjëherë kemi edhe mendime të ndryshme, kjo në raport me presidenten, por edhe me institucionet tjera. Mirëpo mendoj që institucionet të përgjegjshme dhe aty ku kemi dallime nganjëherë në qasjen tonë ndaj disa temave, ne gjithmonë e gjejmë një rrugëdalje dhe gjuhë të përbashkët, dhe asnjë arsyeje nuk kam të besoj se në këtë rast do duhej të ishte ndryshme”, tha Gërvalla.

Ajo shton se suksesi i kësaj letre nuk u arrit dhe se e njëjta humbi vlerën e vet, por që nuk e dëmtoi shtetin dhe as strategjinë e vendit në anëtarësimin në Këshill të Evropës.

“Është e vërtetë se në media e kam kuptuar se presidentja ka një qëndrim tjetër rreth asaj letre e cila është dërguar për shkaqe objektive brenda një kohe shumë të shkurtër, jo vetëm Kosova por në koordinim me akterë të rëndësishëm ndërkombëtar, të cilët kanë dashur të shfrytëzojnë këtë mundësi, si një mundësi 90 me 10.

Pra, nëse 90 për qind nuk funksionon, dhe unë kam qenë e gatshme qoftë edhe 10 përqindëshin e mundësisë ta shfrytëzoj me qëllim të kemi sukses. Suksesin nuk e patëm, letra humbi vlerën e saj, dhe nuk është diçka e cila e ka dëmtuar as shtetin dhe strategjinë tonë me temat që përmendën në atë”, tha ajo.

Pavarësisht kësaj, kryediplomatja kosovare thotë se dallimet me presidenten janë të tejkalueshme.

“Natyrisht se janë të tejkalueshme, unë as nuk do të doja që t’i emëroj si dallime të mëdha, sepse është shumë normale që nganjëherë të kemi dallime dhe të kemi mendime të ndryshme rreth një teme. Do të ishte shumë problematike nëse nuk do të ishim në gjendje të pranonim se ka faza dhe tema të caktuara që mund të kemi dallime, por veprimet tona janë pozitive në atë drejtim”, deklaron ajo.

Ajo shton se presidentja Osmani është udhëheqëse e politikës së jashtme dhe se qeveria dhe ministria janë ekzekutuese e saj. Andaj janë në linjë të njëjtë sa i përket strategjisë dhe vizionit të Kosovës në politikën e jashtme.

“Presidentja është udhëheqëse e politikes së jashtme dhe MPJD së bashku me qeverinë është ekzekutuese. Pra, ndërkohë që linjat e politikes së jashtme janë të qarta, dhe aty nuk ka asnjë dallim, as mes institucioneve tona, pra mes kryeministrit, presidentes, kuvendit dhe Ministrisë së Jashtme. Çështja e ekzekutimit të implementimit të parimeve të politikes së jashtme është natyrisht punë e përditshme, është kompetencë e MPJD, e cila detyrohet të gjejë forma të mëdha të politikes së jashtme”, deklaron ajo.

NË FOKUS

image-78
Ndahet nga jeta gazetari dhe aktori kosovar
LAJMI-I-FUNDIT
Pamje shokuese teksa një burrë e rrah brutalisht një grua në Prizren
mirlind
Federata e Maqedonisë së Veriut reagon ndaj Mirlind Dakut: Kërko falje publike
cikloni
Cikloni në Itali, stuhitë afrohen në Ballkan dhe pastaj edhe në Kosovë
mjek-730x440-1-600x360-1
Vdes mjeku i njohur
komisiojii
​“Në villën e Radojiçiqit keni pi raki”/ “O zemlak, shefin ta kanë gjete në kipek me BIA-në” – Eskalon debati në Komision
5756utyty-1
E bëri shqiponjën para serbëve, UEFA e përjashton gazetarin kosovar
bes
Mes spekulimeve për ndarje, Bes Kallaku bën postimin që emocionoi të gjithë