Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Gërvalla: Kosova është demokracia më e re në Europë, vitin e kaluar ka regjistruar 10% rritje ekonomike

Gazeta10
18 October 2022 - 22:14

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku po prezantohet raporti gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut, ka kryer adresimet e para duke e prezantuar Kosovën si demokracia më e re në Europë, raporton Gazeta10.

“Republika e Kosovës është demokracia më e re në Evropë, vendi me popullsinë më të re dhe vendi ynë është shumë në rrugën e duhur përkundër të gjitha vështirësive. Vitin e kaluar Kosova ka regjistruar më shumë se 10% rritje ekonomike, rritje rekord të investimeve të huaja direkte, rritje rekord të të hyrave nga taksat, në mënyrë që qeveria jonë të krijojë programe për rritje ekonomike, të investojë në fusha kyçe dhe të ndihmojë njerëzit në nevojë”, tha Gervalla./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.