Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gërvalla mburrej me idenë për dy kryetarët e GUXO: Delegatëve iu është dashur kohë ta përtypin (Video)

Gazeta10
17 Tetor 2022 - 14:34

Në një intervistë javën që shkoi, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla duke komentuar zgjedhjen e dy kryetarëve në krye të GUXO, kishte thënë se kjo erdhi si ide e saj megjithësi qe e befasishme për delegatët.

Në RTKPrime, ajo kërkoi mirëkuptim për modelin e dy kryetarëve dhe që t’i jepet kohë më shumë këtij modeli sepse modelet e tjera në Kosovë po dihet si janë zhvilluar.

 “Nëse ka diçka për të cilën unë kam tentuar ta kritikoj por edhe si mund të ndryshohet është që asnjëherë pesoni, uni… nuk është i gjithëdjshëm. Nuk është i veçantë.  Më shumë vlerë krijohet nga një ekip se sa një person individual. Nuk ka pas anjë debat të tillë se kush do të jetë kryetar. Sepse nuk kemi pasur me Fatonin muhabete të tilla. Pritja ka qenë që të jetë një kandidate e propozuar, pra unë…por propozimi ynë ka qenë me dyshe” ka thënë ajo.

Sipas saj, “ky propozim ka qenë diçka e re edhe për delegatët ku u është dashur disa minuta për ta përtypur”.

“Me votë të fshtehtë janë zgjedhur dy kryetarë. Ju ftoj ta shihni pozitivisht këtë ide…modelet tjera i kemi parë. T’ia japim një shansë edhe këtij modeli” ka thënë Gërvalla./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.