
Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB’së, Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova ka qenë ajo që ka fillaur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se njohja reciproke duhet të jetë thelbi i këtij dialogu, raporton Gazeta10.
“Kur flasim për dialog nënkuptojmë dialog të vërtetë, një dialog duhet të ketë një qëllim, qëllimi nuk mund të jetë biseda boshe. Ishte Kosova ajo që ishte çelësi i rifillimit të dialogut pas viteve të ndërprerjes, ishte Kosova ajo që doli me hapa seriozë konkretë për zgjidhjen e çështjeve me interes të përbashkët. Kosova dëshiron të ketë dialog të vërtetë, por për të pasur një dialog të vërtetë njohjen reciproke duhet të vendosim në qendër të saj. Të gjithë e dinë, pavarësia e Kosovës është punë e kryer, më në fund edhe Serbia do të duhet ta njohë realitetin.”, tha Gërvalla./Gazeta10.