
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz do të jetë sonte në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në mbledhjen e radhës që do të mbahet atje, raporton Gazeta10.
Në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për Kosovën.
Tutje, diplomatja e jashtme e Kosovës ka ftuar qytetarët që ta ndjekin atë.
Kjo mbledhje do të fillojë në orën 21:00.
Këtu keni statusin e plotë:
“Ju ftoj të ndiqni sonte mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, gjatë së cilës do të diskutohet për Kosovën. Transmetimi i drejtpërdrejtë fillon në orën 21. Mund ta ndiqni duke klikuar vegëzën e mëposhtme”, ka shkruar Donika Gërvalla-Schëarz në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10