Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gërvalla takohet kryediplomatin portugez, flasin për çështjen e sigurisë në Kosovë

Gazeta10
19 February 2024 - 23:28

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar me homologun e saj portugez, João Cravinho.

Takimi ka ndodhur gjatë konferencës së Sigurisë të Mynihut.

Përmes një postimi në platformën “X”, Gërvalla ka thënë se me ministrin e jashtëm të Portugalisë ka folur edhe për situatën e sigurisë në Kosovës si dhe në Ballkanin Perëndimor.

“Në #MSC2024, u takova me homologun tim portugez João Cravinho. Diskutuam sigurinë rajonale dhe globale, duke u fokusuar në situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, si dhe perspektivën integruese në BE për rajonin tonë”, ka thënë Gërvalla

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.