
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se luftimi i korrupsionit nuk është fjalë goje por mision i qeverisë, raporton Gazeta10.
Gërvalla e ka bërë këtë reagim pasi ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se janë evidentuar disa keqpërdorime me menaxhimin e pronave që prek sferën e tij qeverisëse.
Peci ka premtuar se javëve në vijim do të ndërmarrë hapa ligjor lidhur me këtë problem.
Këtu keni statusin e plotë:
“Kur luftimi i korrupsionit nuk mbetet vetëm një fjalë goje, por kthehet në mision”, ka shkruar Gërvalla në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10