
Njohësi i Cështjeve të Ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka thënë se Kosova ka nevojë të ketë rritje ekonomike substanciale, e jo që rritja të kalkulohet vetëm në rritje të konsumit.
Gërxhaliu në Info10, ka thënë se sipas tij problemi më i madh në Kosovë, aktualisht janë analistët që flasin për gjëra të ndryshme, transmeton Gazeta10.
“Problemi më i madh në Kosovë, ose po e them ndryshe, kam dro që partia më e rrezikshme aktuale në Kosovë, është partia e analistave, të cilët flasin për gjëra të ndryshme. Por, besoj që në kuadër të Kabinetit Qeveritar ka ekspert të fushës, dhe nëse një rritje ekonomike orientohet vetëm në konsum atëherë është varfëri, e jo rritje. Kosova ka nevojë për rritje”, ka thënë ai./Gazeta10