Kosova luan nesër ndaj Andorës në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.
“Dardanët” ndeshjen e parë e kishin në udhëtim ndaj Izraelit ku barazuan në “Bloomfield Stadium” me rezultat 1-1.
Kosova ishte e para në avantazh pas autogolit të Dasa i cili topin e kthyer nga Rashica drejt Muriqit e devijoi në portën e tij në minutën e 36’të. Mirëpo në pjesën e dytë Izraeli barazoi shifrat me golin e Peretz. Rashica kishte rastin e artë që në sekondat e fundit t’i siguronte tre pikët e plota, por në rast ballë për ballë me portierin nuk arriti ta dërgoi topin në portë.
Para ndeshjes me Andorën trajneri, Alain Giresse ka mbajtur konferencë për media.
Ai tha se kundërshtari i nesërm i Kosovës, Andora nuk duhet të nënçmohet.
“Pika e parë nuk duhet neglizhuar Andorra, ndoshta s’është e njohur në futboll, por nuk duhet të nënçmohet.
Pak ka rëndësi kush është kundërshtari, rëndësi ka kompeticioni dhe duhet t’i qasemi me seriozitet dhe motivim”, tha Giresse për ndeshjen e nesërme.