
Selektori i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, ka dhënë së fundmi një intervistë për mediumin francez “Le Qoutidien du Sport”, ku ka folur për rrugëtimin e tij deri më tani me ‘Dardanët’, shkruan Gazeta10.
🔵 #PSG
Alain Giresse « Un entraîneur du PSG n’est pas un vrai entraîneur »
✅ Interview exclusive #football https://t.co/2Qa2xnxf6f— ⚡️ Le Quotidien du Sport ⚡️ (@QuotidienSport) August 26, 2022
Ndër të tjera në këtë intervistë, përzgjedhësi i Kosovës, ka folur edhe rreth vëshirësive që ai ka për t’i bindur lojtarët që kanë nënshtetësi tjetër, por që kanë prejardhje nga Kosova, për të përfaqësuar ‘Dardanët’.
Ai tha se bindja e lojtarëve që kanë prejardhje nga Kosova, për të përfaqësuar Kosovën është e vëshirë, por gjithashtu është një element i rëndësishëm për progestin e kësaj kombëtare.
“Le të themi se mënyra për ta bërë këtë nuk është saktësisht e njëjtë. Sidomos kur bëhet fjalë për gjurmimin e lojtarëve. Nëse disa lojtarë nuk luajnë në Francë, ata kanë një dukshmëri që i lejon Didierit t’i ndjekë ata. Për Kosovën është më e ndërlikuar. Siç e dini, ky vend lindi nga shpërbërja e Jugosllavisë. Zgjedhja ka ekzistuar zyrtarisht vetëm për gjashtë vjet. Gjatë luftës, shumë kosovarë u larguan dhe u vendosën në vendet evropiane, ku filluan me ekipet e të rinjve. Ky është rasti i Shaqirit për shembull, i cili zgjodhi Zvicrën, por që mund të kishte luajtur për Kosovën.” tha fillimisht Giresse.
Tutje Giresse foli edhe për ambiciet e tij dhe objektivat me kombëtaren e Kosovës.
“Ambicia është që ekipi të përparojë. Është një vend i vogël, krejt i ri, një përzgjedhje që ka gjashtë vjet. Të shkosh në Euro 2024, është ende një ëndërr e realizuar. Shortin e shohim në tetor, por nuk do të jemi favorit.” përfundoi Giresse.
Kosova do t’i luajë dy ndeshjet e fundit në kuadër të Ligës së Kombeve në shtator, ku do të përballet me Irlandën Veriore si mysafir dhe kundër Qipros në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Gazeta10/