Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Giroud pranë rinovimit të kontratës me Milanin

Gazeta10
29 March 2023 - 22:12

Sulmuesi francez, Olivier Giroud pritet që të vazhdojë rrugëtimin e tij në “San Siro”.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Giroud është shumë afër të rinovojë kontratën e tij me Milanin.

Kontrata aktuale e francezit me “Rossonerët” skadon në fund të këtij sezoni, por të dyja palët kanë arritur marrëveshje për një kontratë të re dyvjeçare.

Me kontratën e re, Giroud do të përfitojë katër milionë euro në sezon.

36-vjeçari erdhi në Serie A në vitin 2021 nga Chelsea, për shumën e tre milionë eurove.

Francezi ka shënuar 12 gola në 36 paraqitje me kampionin e Italisë këtë edicion.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.