
Ministrja Fitore Pacolli dhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, kanë nënshkruar marrëveshjen për përfitimin e 1.5 milionë eurove për banim social në Gjakovë.
Komuna e Gjakovës përfiton 1.5 milionë euro nga Projekti i Banimit Social Adekuat për ndërtimin e njësive të reja të banimit social dhe renovimin e shtëpive të familjeve të cenueshme.
Marrëveshjen e bashkëpunimin e nënshkruam me nënkryetarin e Komunës, Flamur Fetahaj, pasi kryetari i Komunës nuk gjeti kohë të mjaftueshme për ta nënshkruar një marrëveshje kaq të rëndësishme për qytetarët e Gjakovës.
Investimi përfshin:
-Rreth 23 njësi të reja të banimit social – 1.35 milionë euro;
-6 shtëpi private për renovim – 150 mijë euro;
Ky projekt i dedikohet familjeve që kanë më së shumti nevojë për mbështetje dhe për krijimin e kushteve më të dinjitetshme të banimit.”, ka shkruar Pacolli.
Postimi i plotë: