Një person në Gjakovë ka raportuar në polici se ka hasur një mjet të pashpërthyer.
Në raportin 24-orësh thuhet se njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, teksa njësiti për deminim nga FSK-ja ka tërhequr mjetin e dyshuar.
Rasti është klasifikuar si “Gjetje e mjetit të pashpërthyer”.