Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjashtë përgjegjësitë e Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi

Gazeta10
14 September 2022 - 21:41

Sonte është mbajtur mbledhja e parë e Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi që udhëhiqet nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. 

Në këtë mbledhje janë caktuar gjashtë përgjegjësitë që do të ketë ky komision, transmeton Gazeta10.

Teksa është bërë e ditur se ky komision do të përbëhet nga kryeministri, ministri i Shëndetësisë, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, zëvendësministrja dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, këshilltari i Kryeministrit për Shëndetësi, këshilltari i Kryeministrit për Teknologji të Informacionit, zëvendësuesja e drejtores së ShSKUK dhe kryetarja e Bordit të ShSKUK-së. 

Një ndër përgjegjësitë e komisionit është edhe reformimi i ShSKUK-së, përmes forcimit të QKUK-së dhe spitaleve rajonale. 

“1. Analiza dhe definimi i ndarjes dhe bashkëpunimit publiko-privat në shëndetësi; 2. Zhvillimi i sistemit informativ në shëndetësi për ta informatizuar në tërësi sistemin shëndetësor, në të gjitha nivelet (primar, sekondar, terciar) e sektorët (privat dhe publik); 3. Reformimi i ShSKUK-së përmes fuqizimit të QKUK-së dhe spitaleve rajonale; 4. Zhvillimi i sektorit publik të shëndetësisë në kuptim të ngritjes së kapaciteteve të shërbimit e kujdesit shëndetësor dhe ndërlidhjes me studimin e punën universitare dhe shkencore; 5. Themelimi i Spitalit Rajonal të Prishtinës; 6. Ndërveprimi me pesë odat e profesionistëve shëndetësorë: të mjekëve, të infermierëve, të stomatologëve, të farmacistëve dhe të fizioterapeutëve”, bëhet e ditur në njoftim./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.