
Një lëkundje me magnitudë 6.4 ka goditur qytetin e Anadolu pranë kufirit me Sirinë, ku si pasoj e këtyre tërmeteve masive u shkatërruan dy vendet Hatay dhe Anadolu të cilat janë prekur që nga 6 shkurt, raporton Gazeta10
Tërmetet e mëparshme kanë lënë të lënduar 44,000 njerëz në Turqi dhe Siri dhe dhjetëra mijëra të tjerë mbetën të pastrehë.

Ndërtesat e dobësuara nga këto lëkundje u shembën në të dy vendet edhe të hënën.
Agjencia turke e fatkeqësive dhe emergjencave thotë se tërmeti 6.4 ka ndodhur në orën 20:04 me orën lokale në një thellësi prej 10 km.
Kjo u pasua nga një pasgoditje 5.8 tre minuta më vonë dhe 31 lëkundje të mëvonshme që nuk ishin aq të rënda.
Sipas informacioneve të marra nga Anadolu, askush nuk ka mbetur në rrënoja si rezultat i përpjekjeve të kërkim-shpëtimit pas tërmetit të ri.
Ndërsa si pasojë këtyre lëkundjeve në Hatay, tre persona humbën jetën në momentin kur tentuan të dalin nga ndërtesa e dëmtuar katër katësh, ekipat e shpëtimit kanë gjetur kufomat e tyre nën rrënoja.
Nga këto tërmete janë lënduar 800 persona ku 18 prej tyre janë me lëndime më të rëndë.
Tërmetet janë ndjerë në 10 provinca që ishin goditur shumë më rëndë dy javë më parë, kurse videot amatore shfaqin qytetarët e kapluar nga paniku duke ikur.
Ndërsa deri tani numri i të vdekurëve ka arritur deri në 6 persona si rezultat i tërmeteve të djeshëm në Turqi ./Gazeta10