Gazeta10

Gjashtë trajnerët në garë për çmimin e më të mirit të sezonit në Premier Ligë

Gjashtë trajnerët më të mirë të sezonit 2022/23 tani janë nominuar për çmimin e trajnerit më të mirë të sezonit në Premier Ligë.

Tifozët kanë kohë deri më 22 maj në ora 13:00 me kohën tonë lokale që të zgjedhin favoritin mes Mikel Artetas, Roberto De Zerbit, Unai Emeryt, Pep Guardiolas, Eddie Howe dhe Marco Silvas.

Votat nga publiku do të kombinohen me ato të një paneli ekspertësh të futbollit për të vendosur fituesin, i cili do të shpallet më datën 30 maj.

Më poshtë i gjeni statistikat e deritanishme të secilit trajner të niminuar për ta fituar çmimin e më të mirit për sezonin 2022/23 të Premier Ligës.

Mikel Arteta (Arsenal) – 36 ndeshje – 25 fitore, gjashtë barazime dhe pesë humbje

Çfarë sezoni për Arsenalin e Artetës. Sezonin e kaluar nuk arriti ta sigurojë top 4, ndërsa këtë sezon garoi kokë më kokë me Manchester Cityn për titull. Një fitore më shumë do të barazojë rekordin e klubit për më së shumti brenda një sezoni, ndërkohë që “Topçinjtë” tashmë janë kualifikuar në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm.

Roberto De Zerbi (Brighton) – 28 ndeshje – 13 fitore, gjashtë barazime dhe nëntë humbje

Pasi mori drejtimin në tetor, italiani ka lënë shenjën e tij te Brightoni, duke luajtur një futboll të shkëlqyer dhe duke sfiduar për një përfundim në top gjashtëshen, duke mposhtur Arsenalin, Manchester United dhe Liverpool gjatë sezonit.

Unai Emery (Aston Villa) – 23 ndeshje – 14 fitore, tre barazime dhe gjashtë humbje

Spanjolli ka shijuar një rikthim fantastik në Premier Ligë, duke marrë drejtimin e Aston Villas që ishte në zonën e rrezikut ndërsa tani po garon për një vend në garat evropiane në vendin e tetë.

Pep Guardiola (Manchester City) – 35 ndeshje – 27 fitore, katër barazime dhe katër humbje

Guardiola është në garë për t’u bërë vetëm trajneri i dytë në historinë e Premier Ligë, pas Sir Alex Ferguson, që fiton deri në katër çmime trajnerit më të mirë të sezonit. Skuadra e tij, Manchester City është në rrugën e duhur për të fituar tripletën.

Eddie Howe (Newcastle United) – 35 ndeshje – 18 fitore, 12 barazime dhe pesë humbje

Pasi e ndihmoi Newcastle United të largohej nga zona e rrezikut për të përfunduar në vendin e 11-të sezonin e kaluar, Howe e ka çuar ekipin e tij në vendin e tretë këtë sezon, si dhe duke e vënë në garë serioze për një vend në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm.

Marco Silva (Fulham) – 36 ndeshje – 15 fitore, gjashtë barazime dhe 15 humbje

Pasi që siguroi hyrjen në Premier Ligë për sezonin 2022/23, Fulhami i Marco Silvas ka arkëtuar 51 pikë deri tani, dhe është në garë për të përfunduar në mesin e tabelës në këtë sezon.

NË FOKUS

askk
Ky është numri i banorëve për secilën komunë të Kosovës
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 46 vjeçare, dyshohet se shkaktar ishte nxehtësia
drita
Vdes aktorja e humorit Drita Duraku
faton
“Më është bërë zullum”- Faton Hajrizi shfaqet me një video, tregon arsyen e arratisjes nga burgu i Smrekonicës
faton
Faton Hajrizi lajmërohet sërish nga arratia, Sveçlës ia shan mbiemrin dhe i vë bast: Kurrë nuk mundesh me më kapë
ylli
Zbulohet vajza misterioze në krah të Ylli Limanit
vd
Vdes e reja nga Prishtina, vuante nga një sëmundje e rëndë