Gazeta10

Gjejnë para të humbura, qytetarët e Skenderajt i dorëzojnë ato në polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa qytetarë në Skenderaj kanë gjetur para dhe të njëjtat i kanë dorëzuar në polici për t’i kthyer tek pronarët e tyre, shkruan Gazeta10.

Sipas policisë, dorëzimi i parave është bërë dy raste të ndara.

Në njërin rast, policia ka identifikuar pronarin dhe më pas kuleta i është kthyer atij, ndërsa në rastin tjetër policia njofton se është ende në proces të identifikimit të pronarit në mënyrë që t’i kthehen paratë.

Njoftimi i plotë:

Në dy raste të ndara qytetarët në Skenderaj gjejnë para dhe i dorëzojnë në polici

Skenderaj, Korrik 2022

Dy qytetarë të Skenderajt, në dy raste të ndara kanë gjetur para gjatë dy ditëve të fundit dhe i kanë dorëzuar ato në polici për ti kthyer te pronarët e tyre.

Dje me datë 10.08.2022, qytetari Valdrin Fazliu në një vendparkim të qytetit kishte gjetur një kuletë me një sasi të konsiderueshme të parave dhe dokumente personale. Ai kishte dorëzuar kuletën në polici në mënyrë që kuleta me paratë dhe dokumentacioni ti ktheheshin pronarit. Policia ka identifikuar pronarin dhe më pas kuleta i është kthyer atij.

Ndërsa sot me datë 11.08.2022, gjatë shërbimit në një barnatore, një qytetari i kishin rënë një sasi e parave ndërsa pronari i barnatores Xhevat Abazi kishte gjetur paratë dhe menjëherë kishte njoftuar policinë dhe i kishte dorëzuar paratë policisë për ta identifikuar pronarin. Policia në këtë rast është proces të identifikimit të pronarit që më pas paratë ti kthehen atij.

Këto gjeste të qytetarëve janë shembuj të qytetarisë dhe humanizmit por njëkohësisht tregojnë besueshmërinë që policia ka te qytetarët. Policia në Skenderaj falënderon publikisht dy qytetarët për këtë gjest shembullor  dhe për besimin e tyre ndaj policisë.

NË FOKUS

Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
Shala- Kerstiqi
Përplasen Kërstiqi dhe Shala- “Kurrë mos e harro që jam serb e që e pranoj realitetin e Kosovës”
336524107_3440503419558543_7262121772771312521_n
Reagon Halil Kastrati: Djali im është mirë e shëndoshë
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
335745736_770412834416604_1430752914861605177_n
Dialogu apo Big Brother, qytetarët befasojnë në sondazhin e Emisionit të Mëngjesit (VIDEO)
336267086_595735819249913_2802709335561007739_n
Emocionuese, shqiptari nga Kosova - pilot i Forcave Ajrore Amerikane (Video)