Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

‘Gjelat’ dhe ‘Furia e Kuqe’ – një ‘përballje titanësh’ në gjysmëfinalen Francë -Spanjë

Gazeta10
14 July 2026 - 9:57

Finale pas finales, mund të cilësohet përballje e sontme mes Francës dhe Spanjës.

Dy gjigantët e futbollit ballafaqohen me fillim nga ora 21:00, në gjysmëfinalen e parë të Kampionatit Botëror 2026.

“Gjelat” dhe “Furia e kuqe” takimin do ta zhvillojnë në stadiumin “AT.T” në Arlington.

Loja pritet të dhurojë spektakël për adhuruesit e futbollit anekënd botës.

Ndeshjen e fundit mes tyre në UEFA Nations League e kishte fituar Spanjë me shifrat 5:4.

Deri më tani, këto dy kombëtare janë përballur 38 herë në ndeshje zyrtare në kompeticione të ndryshme.

Spanja ka triumfuar 18 herë, Franca 13, derisa 7 herë përballjet mes tyre janë mbyllur baraz.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.