Janë gjendur në gjendje të mirë shëndetësore dy fëmijët nga Peja, të cilët nga nënë e tyre ishin raportuar si të humbur.
Lajmin për gjetjen e fëmijëve e ka konfirmuar nëna e dy fëmijëve Ardiana Kelmendi.
Ndërsa, Gazeta10 ka kontaktuar zëdhënësin e policisë të Rajonit të Pejës, Fadil Gashi është shprehur se ky rast nuk ishte raportuar në polici, por e konfirmon se fëmijët janë gjendur.
“Rasti nuk është lajmëruar në polici, por fëmijët pasi kanë përfunduar orarin e procesit mësimor ishin larguar për një kohë. Ani pse, rasti nuk është lajmëruar në polici, nëna e tyre e ka konfirmuar se fëmijët janë gjendur.”, ka thënë Gashi./Gazeta10