
Një burrë ka raportuar se në malin e fshatit Dremjak të qytetit të Ferizajit, kishte vërejtur dy mjete shpërthyese – granata dore.
Sipas raportit policor, njësit relevante kanë bërë sigurimin e mjeteve shpërthyese, ndërsa njësiti për deminim të KFOR-it dhe FSK-së i kanë tërhequr mjetet shpëthyese nga vendi i ngjarjes.
‘’Fsh. Dremjak, Ferizaj 18.06.2023 – 17:20. Është raportuar se dëshmitari mashkull kosovar në malin e fshatit kishte vërejtur dy mjete shpërthyese – granata dore. Njësiti policor ka bërë sigurimin e mjeteve shpërthyese, kurse njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së i kanë tërhequr mjetet shpërthyese nga vendi i ngjarjes’’, thuhet në raportin policor.