Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Gjenden mbetje mortore në një pyll – dyshohet të jenë të Bedri Rexhepit

Gazeta10
30 September 2022 - 16:18

Prokuroria Themelore në Prishtinë, sot ka njoftuar se ka identifikuar një lokacion të dyshimtë në Novobërdë ku dyshohet të jetë trupi i zhdukur i Bedri Rexhepit. 

Sipas Prokurorisë, janë siguruar prova shtesë lidhur me rastin që dyshohet se është rrëmbim.

“Gjatë ditës së sotme, prokurori i rastit së bashku me njësitë policore përgjegjëse, Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë dalë në një zonë kodrinore-malore të Novobërdës dhe gjatë verifikimit të terrenit është arritur të identifikohet një lokacion i dyshimtë me të cilën pas gjurmimit nga njësitë përgjegjëse janë gjetur mbetje mortore (të dekompozuara), të cilat dyshohen se kanë të bëjnë me rastin e “Rrëmbimit”, thuhet në njoftim.

Prokuroria ka thënë se mbetjet mortore do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme për të konstatuar identitetin e tyre. 

Kujtojmë se Bedri Rexhepi ishte raportuar i zhdukur që nga data 8 prill e vitit 2021./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.