Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjendet armatim në nën kulmin e një ndërtese në Mitrovicën e Veriut

Gazeta10
21 November 2024 - 12:26

Në njërën prej tre ndërtesave të njohura si “Vampirusha” në Mitrovicën e Veriut sot në mëngjesi janë gjetur armë, ka konfirmuar policia për portalin KoSSev.

Siç ka sqaruar zëvendëskomandanti për rajonin e Veriut, Veton Elshani për këtë portal, armët janë gjetur në nën kulmin të këtij objekti.

Ai nuk ka mundur të specifikojë se çfarë është gjetur, por ka konfirmuar se mes armëve kishte pushkë kallashnikovë, karikatorë …

Ai gjithashtu ka theksuar se askush nuk është arrestuar.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet./Gazeta10

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.