Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gjendet e vdekur një grua në Prizren, policia jep detaje

Gazeta10
27 January 2024 - 9:41

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një grua është gjetur e vdekur në rrugën “Tefik Çanga”, në Prizren.

Policia ka treguar se për këtë rast ka nisur hetimet.

Në raportin 24 orësh të policisë është thënë se trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“HETIM I VDEKJES – Rr. Tefik Çanga, Prizren 26.01.2024 – 05:12. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, është thënë në raportin policor./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.