Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Gjendet i vdekur në veturë një i ri në Prizren, dyshohet se mbeti i ngujuar pas aksidentit

Gazeta10
22 January 2023 - 11:23

Një rast i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren, tek Transiti i Vjetër, ku një i ri është gjetur pa shenja jete dhe i bllokuar në veturë. I ndjeri dyshohet se u aksidentua dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetoi, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes. Policia bashkë me Zjarrfikësit kanë intervenuar fillimisht pasi rasti u raportua nga pasagjeri që ndodhej bashkë em të ndjerin në veturë.

Sipas informacioneve të para, ende nuk dihet se si ka ndodhur aksidenti dhe cilat janë rrethanat në të cilat ka vdekur i riu nga Prizreni.

Ajo që dihet deri më tani është se Policia dhe njësitet tjera përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku pritet të bëhet ekzaminimet e nevojshme që ndriçojnë rastin./Gazeta10

Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.