
Një rast tragjik ka ndodhur në Obiliq, ku raportohet se në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur pa shenja jete një burrë.
Sipas raportit policor me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Obiliq, 02.08.2023 – 00:08. Raportohet se në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport policor.