
Një mjet pashpërthyer është gjetur në Vushtrri
Sipas raportit policorë, njësiti për deminim i KFOR-it dhe FSK-së kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente.
“Vushtrri 26.07.2023 – 10:10. Një mashkull kosovar ka raportuar se në natyrë ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësiti për deminim i KFOR-it dhe FSK-së kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente”, thuhet në njoftimin e policisë.