Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gjendet një mjet shpërthyes në Drenas

Gazeta10
08 Qershor 2023 - 9:53

Një burrë ka raportuar në polici se kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes, në fshatin Korroticë të Komunës së Drenasit.

 Sipas raportit policor, njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njesia e KFOR-it ka larguar mjetin pa incidente.

‘’Korroticë, Gllogoc 07.06.2023-11:24. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it ka larguar mjetin pa incidente’’, thuhet në raportin e policisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.