Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjendet një person i vdekur brenda veturës në Sllatinë

Gazeta10
24 Qershor 2024 - 11:22

Një person është gjetur pa shenja jete brenda një veture në Sllatinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë brenda një veture në fshatin Sllatinë.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, mashkull.”

lg.php.gif

Borovci ka thënë se policia po i ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe të ekzaminimit për ta sqaruar ngjarjen.

“Aktualisht  policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato të ekzaminimit, me qëllim sqarimin dhe ndriçimin e plotë të ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.