
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në veri të Mitrovicës.
Sipas raportit të PK-së, vdekjen e kanë konstatuar ekipet mjekësore, shkruan Gazeta10.
“Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore dhe një ekip i emergjencës, ku nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion/Gazeta10