Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Gjendet një person pa shenja jete në Zherovnicë të Zveçanit, policia e cilëson si të dyshimtë

Gazeta10
05 March 2026 - 16:15

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Zherovnicë të Zveçanit, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Viktima u identifikua si D.M, i lindur në vitin 1962.

“Më datën 05.03.2026, rreth orës 13:40, Policia në Zveqan ka pranuar informatë nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare  për një person pa shenja jete në fshatin Zherovnicë të Zveqanit. Në lidhje me këtë informatë, njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje, ndërsa nga stafi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës në vendngjarje. Viktima është identifikuar si D.M (1962)”.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.