Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gjendet pa shenja jete i moshuari që ishte zhdukur në Istog

Gazeta10
12 January 2024 - 18:55

Është gjetur pa shenja jete i moshuari Musë Leskova nga fshati Bajicë e Istogut i cili ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij më 10 janar. I njëjti u gjet nga FSK-ja mesditën e sotme.

Trupi i pajetë rezultoi rreth 500 metra larg shtëpisë së viktimës, në afërsi të lumit Drini i Bardhë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Personi është raportuar i zhdukur më 10 janar, sot më datë 12, rreth orës 15:00 është gjetur buzë lumit Drini i Bardhë, rreth 500 metra larg shtëpisë. Sot gjatë mesditës iu kanë bashkangjitur kërkimit edhe FSK-ja”, tha Gashi.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe ka urdhëruar nisjen e hetimeve./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.