
Një burrë në Prizren është gjetur pa shenja jete në shtëpi e tij, raporton Gazeta10.
Sipas raportit policorë vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor i cili ka dalur në vendin e ngjarjes si dhe trupi i pa jetë është dërguar për obduksion.
“Prizren 04.06.2023 – 14:25. Eshtë raportuar se një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin janë sekuestruar dëshmi relevante për rastin, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, thuhet në raportin policor./Gazeta10