Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë, nisin hetimet

Gazeta10
02 May 2024 - 20:47

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Doblibare të Gjakovës, raporton Gazeta10.

Këtë për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai tha se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë do të dërohet në IML për obduksion.

“Rreth orës 16:30 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në vendbanimin e tij në fshatin Doblibare-Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë do të dërgohet në IML për obduksion”, tha Elezaj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.