
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” përmes një lidhje direkte me gazetaren Saranda Alshiqi është raportuar se shkolla e mesme “Gjin Gazulli” është në gjendje të rëndë.
Sipas drejtorit të kësaj shkolle pas përfundimit të këtij viti shkollor pritet të fillojnë renovimet në këtë shkollë.
“Kanë ardh nga kompania që e kanë fitu tenderin, i ka bërë matjet dhe do të rinovohet oborri i shkollës dhe dy katë të kësaj shkolle”, shtoi drejtori.
E drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati, ka thënë se pas lëshimit të mjeteve financiare nga Qeveria do të fillojë renovimi i shkollës së mesme në Prishtinë
“Ne e kemi fillu planifikimin nga Janari për renovimin e kësaj shkolle pas lëshimit të mjeteve financiare nga Qeveria dhe të vazhdojmë me realizimin e projektit”, tha ajo.
Më poshtë mund të ndiqni emisionin: