
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i tha presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt, në një telefonatë të mërkurën se Gjermania nuk do të pranonte kurrë rezultatet e referendumeve “të rreme” për bashkimin me Rusinë në rajonet e pushtuara të Ukrainës, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane, shkruan Reuters, transmeton Gazeta10.
Scholz tha gjithashtu se mbështetja financiare, politike dhe humanitare e Gjermanisë për Ukrainën nuk do të lëkundet dhe se do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të saj territorial, duke përfshirë dërgesat e armëve, tha zëdhënësi në një deklaratë. / Gazeta10