
“Die Manschaft” ka publikuar listen e të ftuarve për kampionatin botëror ‘Qatar 2022’, befasia e këndshme mund të konsiderohet grumbullimi i talentit 17 vjeçar të Borussia Dortmund Youssoufa Moukoko.
Hansi Flick ka bërë një komponim interesantë për këtë botëror, risi do të jetë grumbullimi i lojtarëve të ri në moshë: Moukoko, Adeyemi dhe Musiala, por duke mos lënë anash veteranet e skuadres: Neuer dhe Muller të cilet do të paraqiten në një kupe bote për heren e tretë.
Jashtë grumbullimit janë lënë dyshja e mbrojtjes: Hummels dhe Gosens duke u zëvendesuar me një dyshe pak të njohur: David Raum dhe Armel-Bella Kotchap.
Marcos Reus vazhdon të ndjejë shqetësime në gju, probleme që e kanë detyruar të humbasë një tjetër Kupë Bote. Shtypi gjerman raporton se Flick, i cili është një admirues i kapitenit të verdhezinjve, shpresoi deri në fund për një rikuperim të lojtarit ofensiv por pa sukses dhe 33 vjeçari edhe këtë kampionat botëror do të jetë jashtë dhe mallkimi për të vazhdon.
Gjermania në këtë botëror do të jetë në grupin ‘E’ së bashku me: Spanjen, Costa Ricen dhe Japonin.
Lista e plotë:
