
Një person është arrestuar në Gjilan dje pasi dyshohet se e kishte bashkëjetuar me një të mitur dhe e kishte dhunuar atë.
Në raportin e policisë thuhet se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Kurse, viktima është dërguar në strehimore.
“Gjilan 11.06.2023 – 22:23. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se kishte bashkëjetuar me viktimën femër kosovare e mitur dhe dyshohet se është kryer vepra e lartcekur. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa viktima është dërguar në strehimore”, thuhet në raportin e policisë.