Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Gjini e quajti “patsy” dhe e akuzoi për keqpërdorime, Peci i kundërpërgjigjet: Nuk më habit denigrimi!

Gazeta10
09 December 2024 - 21:21

Ardian Gjini nga AAK nuk ka kursyer kritikat ndaj Qeverisë së Kosovës, duke thënë se po keqpërdorin dhe vjedhin nga buxheti i shtetit.

Gjini ka akuzuar Ministrinë e Bujqësisë në kry me Faton Pecin se po paguan dhjetëra-mijëra euro qera përkundër faktit që ka objekte të vetat.

“Faton Peci që është një ‘patsy’. Pse ministria e tij paguan dhjetëra-mijëra euro qira përkundër faktit që ka objekte të vetat? Nuk po flas për objektin e ish-aleancës”, ka thënë Gjini në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Ai i është drejtuar me nofkë minisrit të Bujqësisë, duke e quajtur “Patsy”.

“Patsy d.m.th. që e lëshon si karrem me zanë qata e mos me i zanë të mdhajt. Kanë objekte të ndërtume edhe me fonde të huaja që rrijnë thatë dhe vetë paguajnë dhjetëra mijëra euro te donatorët e vet”, ka thënë Gjini.

Por megjithatë një reagim i shpejtë ka ardhur në studion e “Politikos” nga vetë ministri Peci.

“Nuk më habit denigrimi dhe bullizmi dhe vetëm nuk di se çka i thoni disa njerëzve në Mitrovicë që i keni në aleancën e Kosovës”, ka thënë Peci përmes një reagimi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.