
Analisti politik, Adrian Çollaku në “Politiko” me Kushtrim Sadikun, ka pyetur kryetarin e Gjakovës, Adrian Gjinin për vendimin për të qenë pjesë e listës së deputetëve për kandidatë në zgjedhjet e shkurtit 2025.
“Qysh reflekton te qytetari në Gjakovë atje, kur jeni kryetar edhe me kandidu? A shihet serioze sepse nuk besoj që një kryetar komune si ju e lëshon pozitën e deputetit?”, ka pyetur Çollaku.
Gjini ka theksuar se përzgjedhja në aleancë është bërë në bazë të disa kritereve.
“Te lista na i kem kriteret tona statutare”, ka thënë Gjini.
“Po folëm për këtë parimin që janë njerëz që janë të përfshirë në veprime të paligjshme”, ka pyetur Çollaku.
“Po provoni me thane që e keni Pal Lekajn. Pal Lekaj nuk është i dënum me vendim të prerë. Duhet me pritë vendimin e gjyqit. Na kem shpresu që ai vendim vjen ma shpejt se nuk i ka marrë Pal Lekaj 53 milionë me i çu në shtëpi”, ka thënë Gjini. /Gazeta10/