
Kryetari i komunë së Gjakovës, njëherësh nënkryetar i AAK-së, Ardian Gjini ka deklaru se kryeministri Albin Kurti me planin e tij për Ligjin për shërbyesit civil, do t’i marrë në qaf qytetarët e Kosovës për 30 vjetët e ardhshme, shkruan Gazeta10.
“Ne e kemi shërbimin civil më të mbrojturin në rajon. Nuk mundet askush me ndërhy aty. Çka po i duhet tash Kurtit me ndërhy aty. Ky Ligj e tregon karakterin edhe te Vettingu e te konfiskimi i pasurisë. Kjo qeveri i ka marrë votat për shërbimin civil”, deklaroi Gjini në Prime Time në Kanal10.