Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Gjithmonë të gatshëm për operacione”, KFOR-i shpërndan foto të ushtarëve turq duke u stërvitur

Gazeta10
14 January 2024 - 18:22

Ushtarët turq në Komandën Rajonale Lindje kanë kryer sot një trajnim, njoftoi KFOR-i, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë.

KFOR-i publikoi disa fotografi në Facebook, duke shkruar se ushtarët janë “gjithmonë të gatshëm për të zhvilluar operacione” në përputhje me rezolutën 1244 të OKB-së.

 “Ushtarët turq të caktuar në Komandën Rajonale Lindje, kryejnë trajnimin e CRC. Ushtarët e KFOR-it janë një forcë profesionale e trajnuar mirë, gjithmonë të gatshëm për të zhvilluar operacione në përputhje me UNSCR 1244 për të mbajtur një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, njoftoi KFOR-i. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.