
Një ditë parë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka dekluarar se nuk ka asnjë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje për votimin e Qeverisë së re.
Megjithatë, Limaj në një adresim para gazetarëve pas regjistrimit si deputet në Kuvend, është shprehur i gatshëm për të kontribuuar në krijimin e institucioneve të reja, për siç ka thënë ai ‘interesin e shtetit’.
Gazetari i njohur kosovar, Kosovë Gjoci vlerëson se Fatmir Limaj do t’i dalë në krah Albin Kurtit për krijimin e Qeverisë së re.
Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Gjoci ka thënë se nga deklaratat e Limajt u kuptua se gjërat janë duke shkuar drejt koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, raporton Gazeta10.
“Përtej faktit që ai insistojë se nuk kanë ndonjë marrëveshje me Albin Kurtin, ne e pamë Limajn shumë të relaksuar dhe u shpreh se është i hapur për të gjithë”, ka thënë Gjoci. /Gazeta10/