
Teksa flitej mbi raportin e Kosovës me aleatin e saj kryesor, Amerikën, gazetari, Kosovë Gjoci tha se katër vitet e fundit, përgjatë raportimeve, është parë një ftohje raportesh mes dy palëve.
“Po flas në bazë të asaj se çfarë kemi përcjell ne si gazetarë këto vitet e fundit, ka pasur përplasje, ka pas çarje të marrëdhënieve, e e dhe ftohje pavarësisht se politika mund të mos i konsideroj si të tilla. Nuk ka pasur mbyllje të dyerve por as hapje të reja“, tha ai.
Sipas tij, në muajt e fundit pati disa ndryshime.
“Ajo çka e shoh pozitive në këto kohët e fundit është rikthimi në fjalorin e lidershipit amerikan sikur është Trump, e që mendoj se është mirë“, shtoi tutje Gjoci.