
Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi ka bërë të ditur se në listën e kandidatëve për deputetë kanë përfshirë persona nga e gjithë Kosova.
Gjoshi ka theksuar se në listë janë përfshirë edhe kandidatë që garojnë për herë të pare për deputetë.
“I kemi dhanë përparësi edhe një gjenerate që kandidon për herë të parë. Në dhjetëshen e pare është z.Rrahman Rama, ish-udhëheqësi i FSK-së dhe Sala Jashari nga familja Jashari”, ka thënë Gjoshi në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Ndryshe, partitë politike janë mobilizuar për zgjedhjet e shkurtit, të cilat pritet të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025. /Gazeta10/