
Sekretari organizativ dhe zgjedhor në Partinë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka reaguar lidhur me ndarjen buxhetore në komunat e Kosovës, raporton Gazeta10.
Gjoshi ka thënë se nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Kosovës së lirë që një qeveri të tregohet hakmarrëse me popullin e saj dhe e ka quajtur politikë ndëshkuese.
“Nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Kosovës së lirë që një qeveri të tregohet hakmarrëse me popullin e saj. Këtë po e bënë Albin Kurti dhe Qeveria e tij. Kjo që e shihni në foto është një pasqyrë se si Albin Kurti i ka ndarë investimet e reja kapitale nëpër komuna. Është e frikshme mendësia e këtyre njerëzve që marrin guximin që përmes ndarjes së buxhetit disa qytetarë të komunave (ku ka fituar partia e tyre, VV) të kenë më shumë të drejta të përfitojnë investime se qytetarët e komunave të tjera (ku nuk ka fituar partia e tyre, VV). Kësaj mendësie të rrezikshme, do t’ia kishin lakmi edhe diktatorët më të mëdhenj që nëpërkëmbën popujt e tyre. Kjo është politikë ndëshkuese për qytetarët e komunave që nuk kanë votuar kandidatët e Kurtit për kryetar të komunave. Albin Kurti, fatkeqësisht, po zbaton politika të shëmtuara që i ka mësuar nga komunistët jugosllavë, që dikur i hakmerreshin rajoneve të caktuara duke i lënë në baltë e pa investime.”, ka shkruar Gjoshi.
Gjatë ditës së djeshme Instituti GAP publiko një raport në të cilin tregoj se Qeveria e Kosovës buxhetin për vitin 2023 e ka ndarë 52% për investime në ato pak komunat ku qeverisë VV-ja, ndërkohë që 1% për komunat ku qeverisë AAK-ja.
Kjo ndarje ka ndodhur duke mos marrë parasysh numrin e popullsisë së komunave.
Ndërkaq, në komunat e udhëhequra nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) vërehet një ndarje më e balancuar e buxhetit në raport me madhësinë e komunave dhe popullsisë. /Gazeta10