Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Gjuajti me pushkë gjuetie në pronën e viktimës, arrestohet i dyshuari

Gazeta10
24 Gusht 2025 - 9:30

Një person është arrestuar pasditen e djeshme në Prizren, për armëmbajtje pa leje dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Sipas raportit të Policisësw Kosovws, i dyshuari ka përdorur një pushkë gjuetie për të shtënë në një pajisje, e cila ndodhej në pronën e viktimës.

Të dyshuarit i është konfiskuar arma, një pushkë gjuetie, e cila kishte dy gëzhoja të përdorura gjatë incidentit.

Pas intervistimit, dhe me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në qendrën e mbajtjes për hetime të mëtejshme.

“Prizren 23.08.2025-17:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shtënë me armë-pushkë gjuetie, në një pajisje në pronën e viktimës mashkull kosovar. Nga i dyshuari janë konfiskuar një pushkë gjuetie me dy gëzhoja të cilat janë shkrepur në vendin e ngjarjes. Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes”, njofton PK.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
31 Mars 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.